
Plagoset një person në Pejë, i dyshuari në arrati
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Express se para pak çastesh në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë.
Ai bëri të ditur se një person ka mbetur i plagosur, por tashmë është jashtë rrezikut për jetë.
I dyshuari për rastin është identifikuar dhe është në kërkim.
“Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi për Express.


