Përparim Rama konfirmon debatin me Uran Ismailin dhe Hajrulla Çekun më 9 tetor

Përparim Rama konfirmon debatin me Uran Ismailin dhe Hajrulla Çekun më 9 tetor

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i gatshëm për të marrë pjesë në debat me kundërkandidatët e tij, Uran Ismailin dhe Hajrulla Çekun.

Rama bëri të ditur se debati do të zhvillohet më 9 tetor në RTV Dukagjini.

“E ke konfirmimin e tretë. Është mirë për demokracinë në kryeqytet,” tha Rama, duke theksuar rëndësinë e këtij debati për informimin e qytetarëve dhe zhvillimin e një gare të ndershme elektorale.

Share This