
Përparim Rama falënderon qytetarët pas tubimit përmbyllës: Asnjë mur s’mundet me e ndalë vullnetin e mirë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka falënderuar qytetarët e kryeqytetit pas tubimit përmbyllës të fushatës, duke theksuar se javët e fundit kanë qenë një periudhë bashkëbisedimi, idesh dhe projektesh për të ardhmen e Prishtinës.
“Qytetarë të Prishtinës, këto javë kemi ecë bashkë rrugëve, lagjeve, fshatrave të qytetit tonë. Kemi folë për ide, për punë, për projekte, por mbi të gjitha për dashni ndaj Prishtinës. E di, nuk ka qenë e lehtë. Ka pasë pengesa, bllokada, sfida. Por asnjë mur s’mundet me e ndalë vullnetin e mirë. Sepse kur e don qytetin, punon për të edhe kur të pengojnë,” – ka deklaruar Rama.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unitet, duke theksuar se Prishtina duhet të ecë përpara me energji të re dhe frymë pozitive.
“Le ta çojmë bashkë përpara këtë energji, këtë dashni, këtë frymë pune që na bashkon. Për një qytet funksional, smart, të gjelbër e me zemër të madhe. Për një Prishtinë që i jep dritë çdo qytetari. Për Prishtinën që punon. Për Prishtinën që bashkon. Për Prishtinën Përtej,” – përfundoi Rama.


