
Përfundon mandatin në Kosovë, Osmani vlerëson punën e Aivo Orav
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vend.
Gjatë takimit, Osmani e falënderoi Oravin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, duke vlerësuar rolin e tij në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Presidentja theksoi se BE-ja mbetet një partner kyç për Kosovën dhe se integrimi evropian vazhdon të jetë një nga objektivat strategjikë të shtetit.
Në këtë takim u nënvizua edhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, veçanërisht në avancimin e reformave demokratike, forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.


