
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë, rinis më 22 shtator
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Pol Uilliams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.

