Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë

Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë

Personi që kishte pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në Loxhë të Pejës, ka ndërruar jetë edhe pas trajtimit mjekësor jashtë Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 18 gusht, rreth orës 07:29, në mes të dy automjeteve. Si pasojë, disa persona kishin pësuar lëndime trupore.

Njëri prej të lënduarve ishte dërguar jashtë vendit për trajtim mjekësor, por më 4 shtator ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë, pas pranimit nga autoritetet e shtetit tjetër, do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Share This