Pas Leon Avdullahut edhe Albian Hajdari vesh fanellën e Dardanëve, presidenti Ademi po ndërton një Kombëtare të denjë

Pas Leon Avdullahut edhe Albian Hajdari vesh fanellën e Dardanëve, presidenti Ademi po ndërton një Kombëtare të denjë

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari, tashmë ka vendosur të përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar, duke ndjekur rrugën e Leon Avdullahut.

Ky vendim thekson ndikimin pozitiv të punës së madhe të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në zhvillimin dhe ndërtimin e një kombëtare të denjë për garat ndërkombëtare, shkruan Rekordi.net.

Sipas mediave zvicerane, Hajdari ka refuzuar ftesën e Zvicrës për t’u fokusuar te Hoffenheim dhe tani është i gatshëm të mbrojë fanellën dardane.

“Pas largimit të Eman Kospos dhe Leon Avdullahut, një tjetër talent zviceran po e ndryshon kombëtaren. Pavarësisht disa thirrjeve nga kombëtaret e tjera, Albian Hajdari e ka zgjedhur Kosovën,” raporton gazeta zvicerane Blick.

Zgjedhja e Hajdarit vjen në një periudhë kur FFK-ja, nën drejtimin e Agim Ademit, po fokusohet në identifikimin dhe integrimin e talenteve të rinj, për t’i bërë ato pjesë të ekipeve kombëtare dhe për të ndërtuar një bazë të fortë për të ardhmen e futbollit kosovar. /Rekordi.net

Share This