Paralajmërimet për sanksione nga SHBA, Vuçiç: Nafta nuk do mungojë
Shtetet e Bashkuara pritet të sanksionojnë kompaninë serbe të naftës, NIS, ka deklaruar presidenti Aleksandar Vuçiç, duke u zotuar megjithatë se nuk do të mungesa të kësaj lënde në treg.
Kompania ruse Gazprom ka 56,15 për qind të aksioneve te NIS-i, ndërsa Serbia mban 29,87 për qind. Mediet raportojnë se sanksionet mund të shpallen pas 10 janarit.
Presidenti Vuçiç deklaroi për transmetuesin publik, RTS, se Serbia i ka fondet për të blerë shumicën e aksioneve në kompaninë e naftës, por tha se pikëpyetja për SHBA-në është çfarë do të bëjë Rusia me paratë nga shitja e NIS-it.
“Nëse shkojmë në këtë drejtim, do mundohemi ta shmangim, por po të ndodhë, kompaninë nuk do t’ua shesim të tjerëve, do e blejmë.
Ne kemi naftë dhe benzinë të mjaftueshme për 85 ditë, aq sa për të mos blerë as një litër tjetër. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Dhe në kushtet më të vështira do t’ia dalim,” tha z. Vuçiç.
Vuçiç pranoi dje se zv.sekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Fernandez, i ka konfirmuar atij vendimin e Uashingtonit për sanksione direkte ndaj NIS-it. /atsh/