OVL e UÇK-së thërret shqiptarët në protestë më 13 dhjetor në Shkup

OVL e UÇK-së thërret shqiptarët në protestë më 13 dhjetor në Shkup

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka njoftuar se po përgatitet për një protestë të madhe më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, e cila do të nisë nga ora 13:00.

Sipas një postimi në Facebook, gjatë një takimi me kryetarët e degëve të organizatës u diskutuan përgatitjet e fundit për këtë aktivitet.

Organizata fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes për çështjet që prekin komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Kjo iniciativë vjen në një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar dhe pritet të jetë një manifestim masiv qytetar, duke kërkuar respektimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në rajon.

Share This