
Haradinaj: Kosova në një situatë të paparamenduar, duhet reflektim urgjent
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike dhe vendimit të ShBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën.
Në një postim në “Facebook”, Haradinaj ka theksuar se prej kohësh ka paralajmëruar për sjelljet e papërgjegjshme të qeverisë Kurti, të cilat sipas tij po e dëmtojnë rëndë vendin.
“Ka një kohë të gjatë që unë dhe Aleanca kemi tërhequr vërejtjet tona për sjelljet e papërgjegjshme dhe destruktive të Kurtit dhe qeverisë së tij. Ndërsa sot gjendemi në një situatë që nuk ka mundur të paramendohet për Kosovën”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka bërë thirrje për reflektim të gjerë politik e shoqëror:
“I ftoj të gjitha forcat politike dhe gjithë shoqërinë kosovare që urgjentisht të reflektojmë për situatën në të cilën gjendemi”.


