Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë Topit të Artë mbrëmë

Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë Topit të Artë mbrëmë

Ousmane Dembele iu afrua edhe më shumë trofeut të Topit të Artë pas paraqitjes brilante që e bëri mbrëmë kundër Tottenhamit në Superkupën e Evropës.

Asistim vendimtar, gol nga penalltia dhe një trofe më shumë, shkruan “Express”.

Ylli francez u zgjodh me plot meritë “Lojtari i ndeshjes” pasi e ndihmoi ekipin e Luis Enriques që ta ngriste lartë një tjetër trofe.

E duket se më së shumti këtij trofeu do t’ia shohë hairin vetë ish-futbollisti i Borussia Dortmundit dhe Barcelonës.

Sulmuesi i krahut është njëri prej favoritëve për ta fituar Topin e Artë, ndërsa gjasat ju shtuan dhe mundësia iu përforcua pas paraqitjes së mbrëmshme.

Kundër-kandidatë të tij për ta fituar Topin e Artë janë dy lojtarët e Barcelonës, Lamine Yamal e Raphinha.

Dembele ka qenë vendimtar tek PSG-ja në ndeshjet më të rëndësishme në këtë vit.

Prandaj edhe me meritë ai konsiderohet si favorit për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual.

Share This