Netanyahu: Trump është mik i madh, por Izraeli do të bëjë çfarëdo që duhet për sigurinë

Netanyahu: Trump është mik i madh, por Izraeli do të bëjë çfarëdo që duhet për sigurinë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të bëjë “çfarëdo që duhet” për të garantuar sigurinë e tij – “me ose pa marrëveshje”.

Ndërsa lavdëroi presidentin amerikan Donald Trump si “miku më i madh që kemi pasur në Shtëpinë e Bardhë”, ai theksoi se “ekzistenca e Izraelit nuk është e negociueshme”.

Netanyahu foli gjatë një ceremonie shtetërore për rivarrimin e Shimon Leib dhe Rivka Herzl, gjyshërve të Theodore Herzl, themeluesit të sionizmit politik, sipas Ynet.

Komentet e Netanyahu-t vijnë në një kohë kur Izraeli po kryen sulme të reja në jug të Libanit, ndërkohë që vazhdojnë negociatat mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë për një “marrëveshje kuadër” të ndërmjetësuar nga SHBA në Romë. /rtsh/

Share This