NATO njoftoi papritur, Rutte pritet të takohet me Trumpin të mërkurën në Uashington

NATO njoftoi papritur, Rutte pritet të takohet me Trumpin të mërkurën në Uashington

Sekretarit i Përgjithshëm i NATO’s Mark Rutte dhe presidenti i SHBA-së Donald Trump pritet të takohen pasditen e së mërkurës, raporton DW.

Si sfond i takimit konsiderohet të jenë përpjekjet aktuale të presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Për këtë ai bisedoi së fundi në telefon me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe më pas sinjalizoi mundësinë e një takimi me kreun e Kremlinit në Budapest. Të martën mediet në SHBA njoftuan, se planet për takimin janë ngrirë, ose së paku janë shtyrë.

Një nëpunës i nivelit të lartë në Uashington citohet me fjalët, se “së shpejti” nuk pritet një takim, këtë e citojnë njëzëri disa agjenci lajmesh pa përmendur emër. Fillimisht ishte planifikuar të takoheshin këtë javë ministrat e Jashtëm ai i SHBA-së Marco Rubio dhe kryediplomati rus Sergej Lavrov për të përgatitur samitin e dy presidentëve në Budapest. Por pas një bisede telefonike ndërmjet Rubios dhe Lavrorit të hënën (19.10.2025) një takim nuk është më i nevojshëm, bëhet e ditur. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë. Ndërkohë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov la të kuptohet, se nuk ka nxitim lidhur me takimin ndërmjet dy presidentëve. Për këtë takim janë “të nevojshme përgatitjet, përgatitje serioze”.

Share This