Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Nafta 1.65 € e benzina 1.39 €, publikohen çmimet e derivateve për sot

Sot nafta në Kosovë do të shitet 1.65 euro, që është 3 centë më lirë se dje, ndërsa benzina 1.39 euro për litër dhe gazi 0.88 euro, sipas çmimeve maksimale të lejuara të publikuara për ditën e sotme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për datën 22 prill 2026.

Sipas këtij vendimi, çmimi i naftës është caktuar në 1.65 euro për litër. Ndërkaq, benzina do të tregtohet deri në 1.39 euro për litër, 2 centë më lirë se një ditë më parë.

Sa i përket gazit, çmimi mbetet i pandryshuar në 0.88 euro për litër.

Share This