Muharremi për dorëheqjen e Bajramit: Shembull i rrallë i parimeve dhe profesionalizmit në politikë

Muharremi për dorëheqjen e Bajramit: Shembull i rrallë i parimeve dhe profesionalizmit në politikë

Pas raportimeve për dorëheqjen e Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar njohësi i çështjeve ekonomike dhe analisti Shenoll Muharremi.

Muharremi ka vlerësuar lart figurën e Bajramit, duke e cilësuar atë si një shembull të rrallë në skenën politike kosovare, e udhëhequr nga parimet, integriteti dhe profesionalizmi.

Në një reagim publik, ai ka theksuar se Bajrami ka qenë gjithmonë model pozitiv për të tjerët në politikë.

“Kjo politikane asnjëherë nuk ka dështu me u bë model i mirë për të tjerët! Hykmete Bajrami, na bënë krenarë me parimet, integritetin dhe kompetencën tënde. Je model si duhet me qenë të gjithë,” ka shkruar Muharremi.

Reagimi i tij vjen pas raportimeve për dorëheqjen e Bajramit nga njëra prej pozitave drejtuese në LDK, zhvillim që ka nxitur diskutime në opinionin publik dhe brenda partisë.

Share This