Mourinho: Kam pak alternativa, nuk mund të befasoj askënd

Mourinho: Kam pak alternativa, nuk mund të befasoj askënd

Në prag të ndeshjes së kthimit të play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës, José Mourinho analizoi situatën te Fenerbahçe, duke e kritikuar klubin.

“Nuk mendoj se është bërë ndonjë përpjekje shtesë në tregun e transferimeve. Nëse Liga e Kampionëve do të kishte qenë jetike për klubin tim, diçka do të ishte bërë në periudhën midis ndeshjeve kundër Feyenoord dhe Benfica. Nuk është shumë e vështirë të zbulosh formacionin titullar të Fenerbahçes, sepse kemi pak alternativa”, tha ai.

“Nuk mund të them se çfarë do të bëjmë nesër, por nuk kemi të njëjtën skuadër. Nuk kemi llojin e skuadrës që trajneri mund të përdorë për të krijuar surpriza. Nuk mendoj se kemi shumë mundësi për surpriza”.

Për kundërshtarin: “E dua Bruno Lagen dhe e respektoj karrierën e tij si trajner. Ai është një trajner i mirë. Përveç të nesërmes, i uroj suksese. Nuk mendoj se skuadra do të ndikohet nga atmosfera. Natyrisht, entuziazmi i tifozëve të Benfikës është një faktor, por Fenerbahçe nuk do të ndikohet negativisht prej tij. Benfica është një skuadër shumë e mirë. Ata kanë bërë shumë investime, kanë nënshkruar me lojtarë të fortë dhe me përvojë. Janë një skuadër kompakte”.

Share This