Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me ngrica

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, raporton RTKlive.

IHMK apelon për kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Share This