Moti sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 37°C

Moti sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 37°C

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe gjatë ditës së shtunë. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime të vranësirave mesatare, por kalimtare.

Reshje të dobëta shiu, kryesisht në formën e pikave, priten në mënyrë të izoluar në zonat veriore dhe lindore të vendit, përgjatë relievit malor.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 37°C, duke sjellë një tjetër ditë të nxehtë për vendin.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-2 ballë, ndaj kushtet detare do të jenë përgjithësisht të qeta. /rtsh/

Share This