
Moti në Shqipëri me reshje dhe shtrëngata, bien temperaturat
Shqipëria po ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu, stuhi të shkurtra dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti gjatë ditës së sotme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin, ndërsa pasditja do të sjellë kthjellime të përkohshme, kryesisht në veri të vendit.
Reshjet e shiut kanë nisur që në orët e para të mëngjesit në zonat veriperëndimore dhe janë shtrirë gradualisht në pjesën tjetër të vendit.
Ato parashikohen të jenë me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, reshjet do të jenë me intensitet mesatar deri të lartë. Lokalisht do të shoqërohen me shtrëngata, stuhi, shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht deri në orët e paradites.
Gjatë orëve të pasdites, reshjet do të humbasin intensitetin, duke mbetur prezente në mënyrë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët. Në mbrëmje pritet ndërprerja graduale e tyre në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat kanë shënuar rënie krahasuar me ditët e mëparshme. Vlerat maksimale sot variojnë nga 28°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta dhe juglindore të vendit, si në Gjirokastër, Fier dhe Berat.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe në bregdet pritet të arrijë deri në 20 m/s. Deti paraqitet i trazuar, me valëzim të forcës 4–5 ballë.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos në zonat ku reshjet e dendura dhe erërat e forta mund të shkaktojnë vështirësi në qarkullim dhe përmbytje lokale.


