Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, pasditja me reshje shiu

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, pasditja me reshje shiu

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU-së, reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mesditës me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër. Më pas do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin deri në fund të ditës.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë. /rtsh/

Share This