
Moti në Shqipëri i kthjellët, në orët e pasdites me vranësira
Shqipëria sot do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash, kryesisht në orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – jug me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 8 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.


