Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra në pjesën të madhe të territorit, në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht në orët e mesditës e pasdite.

Pas orëve të mesditës reshjet mbesin prezente por me intensitet të ulët hera –herës shtrëngata afatshkurta përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s shoqëruar me valëzim në det të forcës 4-5 ballë, raporton atsh.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/21 Re shi
Kukës 12/20 Re shi
Lezhë 14/22 Re shi
Dibër 10/20 Re shi
Durrës 15/23 Re shi
Tiranë 16/23 Re shi
Elbasan 16/23 Re shi
Berat 15/25 Re shi
Vlorë 16/25 Re shi
Korçë 10/16 Re shi
Gjirokastër 11/24 Re shi
Sarandë 14/25 Re shi
Share This