
Moti në Shqipëri
Sipas të dhënave nga Shërbimi meteorologjik ushtarak ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 14 m/s, e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 12 deri 29°C
në zonat e ulëta 15 deri 34°C
dhe në bregdet 16 deri 32°C