
Mot i vranët e me riga shiu
Sot në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1200m parashihen fjolla bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 3°C deri në 6°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.