
“Mos të ndodhë me u çu pa ta jap fjalën”, tensione në Kuvend mes Haxhiut dhe Ferat Shalës, afrohen tek kryetarja Tahiri e Nagavci
Diskutimi për çështjen e energjisë ka nxitur përplasje në mes të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala.
Shala ka dashur që ta marrë fjalën pas një diskutimi që ka mbajtur ministrja, Artane Rizvanolli, megjithatë Haxhiu ka insistuar se ai s’mund të flasë pa ia dhënë fjalën kryetarja e Kuvendit.
“Mos të ndodhë me u çu pa ta jep fjalën se s’e merr”, thotë Haxhiu, transmeton GE.
Megjithatë Ferat Shala pozicionohet tek foltorja e Kuvendit dhe pastaj afrohet tek kryetarja e Kuvendit për të diskutuar.


