‘Mos sulmo Ukrainën për 1 javë’-Peskov: Putin e ka pranuar kërkesën e Trumpit, krijon kushtet për negociata

‘Mos sulmo Ukrainën për 1 javë’-Peskov: Putin e ka pranuar kërkesën e Trumpit, krijon kushtet për negociata

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka konfirmuar kërkesën e Donald Trump ndaj Vladimir Putin që të mos godiste Kievin deri më 1 shkurt, për të krijuar kushte më të mira për negociata.

Po, presidenti Trump i bëri një kërkesë personale presidentit Putin për të përmbajtur nga goditjet ndaj Kievit për një javë – deri më 1 shkurt – që të krijoheshin kushte të favorshme për bisedime”, tha Peskov.

Ai shtoi se Putin pranoi kërkesën, por nuk dha detaje shtesë nëse pauza vlen vetëm për sektorin energjetik apo për të gjitha sulmet.

“Nuk kam çfarë të shtoj përtej asaj që është thënë. Bëhet fjalë për krijimin e kushteve për negociata,” u shpreh Peskov.

Trump e bëri të ditur më 29 janar se kishte arritur një marrëveshje me Putin për një pauzë njëjavore në bombardimet ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera ukrainase, kryesisht për shkak të të ftohtit të ashpër.

Nga ana e tij Zelensky tha se “nuk ka marrëveshje zyrtare mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo nuk është marrëveshje. Është mundësi. Ukraina do të respektojë pauzën reciproke: nëse Rusia nuk godet sektorin energjetik, as ne nuk do ta godasim të tyren”

Gjatë kësaj periudhe Rusia ka ridrejtuar goditjet drejt logjistikës, jo energjisë. /rtsh/

Share This