MINT publikon çmimet e reja të derivateve, dizeli 1.62 euro për litër

MINT publikon çmimet e reja të derivateve, dizeli 1.62 euro për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë publike çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të vlejnë për 24 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të fundit, çmimi tavan për naftën (dizel) është caktuar 1.62 euro për litër, benzina 1.53 euro për litër, ndërsa gasi 0.75 euro për litër.

Nga ministria është bërë e ditur se çmimet kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të detyrueshme për të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë derivate.

MINT u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të tejkalimit të çmimeve të lejuara apo parregullsive në treg.

Ankesat mund të paraqiten në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit përmes emailit zyrtar ose në numrin pa pagesë 0800 11000.

Share This