Milan-Modriç, këto janë zhvillimet e fundit

Milan-Modriç, këto janë zhvillimet e fundit

Mesfushori veteran Luka Modriç po shqyrton të ardhmen e tij te AC Milan, duke kërkuar garanci nga drejtuesit e klubit përpara se të vendosë për një kontratë të re njëvjeçare.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, kroati dëshiron të sigurohet që Milani do të ketë ambicie të qarta në afatin kalimtar të kësaj verë dhe një projekt konkurrues për sezonin e ardhshëm.

“Modriç dëshiron të sigurohet, para së gjithash, që Milani do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Marrëdhënia e tij me Massimiliano Allegri është shumë e mirë dhe kjo është një faktor i rëndësishëm. Ai ka respekt të madh për Allegrin dhe anasjelltas,” ka shkruar Romano.

Po ashtu, Modriç pret që skuadra të përforcohet ndjeshëm për të qenë konkurruese në arenën evropiane.

Milani synon ta mbajë në ekip mesfushorin me përvojë edhe për një sezon tjetër, por vendimi final pritet të varet nga planet dhe ambiciet që klubi do të prezantojë gjatë verës.

Share This