Analisti Krasniqi: Lumir Abdixhiku ra në “kurthin politik” të Albin Kurti

Analisti Krasniqi: Lumir Abdixhiku ra në “kurthin politik” të Albin Kurti

Analisti politik Albert Krasniqi ka vlerësuar se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka rënë në një “kurth politik” të kryeministrit Albin Kurti në zhvillimet e fundit politike në vend.

Sipas Krasniqit, qëllimi i Kurtit nuk ka qenë arritja e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit, por zgjatja e kontrollit mbi këtë post përmes menaxhimit të krizave politike.

“Ai tashmë e kontrollon këtë post dhe synimi i tij është ta mbajë sa më gjatë, duke prodhuar kriza politike dhe duke zvarritur proceset institucionale”, ka theksuar Krasniqi.

Ai shton se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, strategjia e Kurtit ka qenë të zbusë ndikimin politik që mund të vinte nga një afrim i mundshëm mes Vjosa Osmani dhe LDK-së.

“Në këtë kontekst, përpjekjet janë fokusuar në negociata të kufizuara vetëm me LDK-në, me qëllim ndaljen e rrjedhjes së votave. Duke hyrë në këtë proces, LDK i ka dhënë mundësi Kurtit të fitojë kohë dhe njëkohësisht të zbehë efektin politik që Osmani mund të prodhonte”, ka deklaruar ai.

Krasniqi ka bërë këto komente përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nxitur debat mbi zhvillimet e fundit dhe strategjitë politike në vend.

Share This