
Messi drejt rikthimit në Evropë? Kësaj radhe në Itali
Lionel Messi mund të rikthehet në futbollin evropian, kësaj radhe në Itali.
Pas një sezoni mbresëlënës me Inter Miamin, ku ka realizuar 18 gola dhe 10 asistime, ylli argjentinas po përflitet për një transferim të mundshëm te Como, klub i Serie A.
Gjithçka nisi nga një deklaratë e trajnerit të Como-s, Cesc Fabregas.
“Kurrë mos thuaj kurrë”, teksa rrëfeu se familja e Messit kaloi pushimet në Como dhe ndoqi një ndeshje miqësore të klubit ndaj Lille.
Fabregas, mik i ngushtë i Messit dhe bashkëlojtar i tij te Barcelona, theksoi se “Leo është i lumtur në Amerikë”, por pranimi i lidhjeve personale me qytetin italian ka mjaftuar për të ndezur spekulimet.
Presidenti i Inter Miami, Jorge Mas, nga ana tjetër, është i vendosur ta mbajë Messin në klub edhe pas skadimit të kontratës në fund të vitit 2025.
Për momentin, Como mbetet një ëndërr, por me një histori të bukur që, ndoshta një ditë, mund të bëhet realitet.


