
Memli Krasniqi: Riad Rashiti është njeriu i duhur për ta udhëhequr Gjilanin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Riad Rashiti, është “njeriu i duhur për këtë qytet”.
Në një tubim madhështor me strukturat dhe përkrahësit e PDK-së në Gjilan, Krasniqi tha se fryma e bashkimit, përkushtimit dhe fitores po ndihet kudo në këtë komunë.
“Riad Rashiti është njeriu i duhur për këtë qytet – i fjalës dhe i punës. Me të dhe me ekipin më të mirë, Gjilani do të ketë lidershipin që e meriton, zhvillimin që e pret dhe dinjitetin që e kërkon. Ka ardhur koha edhe për Gjilanin!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kandidatura e Riad Rashitit shihet nga PDK si mundësi për një ndryshim të drejtimit lokal në Gjilan, me theks të veçantë në zhvillim, transparencë dhe menaxhim të mirë të komunës.


