
Memli Krasniqi nga Shtime: Kjo është PDK – partia e zhvillimit, e përgjegjësisë dhe e dinjitetit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sonte në një tubim madhështor në komunën e Shtimes, ku qindra qytetarë shprehën përkrahjen e tyre për kandidatin e PDK-së për kryetar komune, Dr. Përparim Ramusën.
Në një atmosferë entuziaste, Krasniqi theksoi se qytetarët mezi po presin ditën e zgjedhjeve më 12 tetor, duke e cilësuar atë si ditën e ndryshimit dhe përfundimit të qeverisjes së keqe në këtë komunë.
“Një qeverisje që për katër vjet ka qenë për miq e jarana, por jo për qytetarët. Shtimja është gati t’ia kthejë vetes dinjitetin dhe zhvillimin, duke votuar masivisht Dr. Përparim Ramusën – mjekun që i ka shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe që tani është gati t’i shërbejë Shtimes me përgjegjësi e vizion,” tha Krasniqi.
Ai shtoi se PDK-ja ka përgatitur listën më të mirë për Kuvendin Komunal, ku përfshihen profesionistë nga fushat e ndryshme – mjekë, arsimtarë, të rinj dhe gra të përgatitura, që përfaqësojnë çdo cep të komunës.
“Kjo është PDK – partia e zhvillimit, e përgjegjësisë dhe e dinjitetit. Dhe më 12 tetor, ma mirë për Shtimen është me Dr. Përparim Ramusën,” përfundoi kreu i PDK-së.
PDK në Shtime synon të rikthejë zhvillimin, dinjitetin dhe shërbimin për qytetarët përmes kandidatëve të saj dhe një liste të përgatitur për Kuvendin Komunal.


