Memli Krasniqi: Lipjani është me PDK, e do Shukri Bujën kryetar

Memli Krasniqi: Lipjani është me PDK, e do Shukri Bujën kryetar

Memli Krasniqi, në një tubim të madh në Lipjan, shprehu bindjen se qytetarët e kësaj komune do t’i japin mbështetje Shukri Bujës për t’u rikthyer si kryetar.

Ai tha se entuziazmi dhe mesazhet e përditshme nga qytetarët tregojnë qartë se Lipjani është me PDK-në dhe dëshiron një të ardhme më të mirë me një udhëheqje të denjë dhe të vendosur.

E plotë:

Vetëm edhe 10 ditë, Lipjan! 🙏

Lipjani është me PDK. Lipjani e do Shukri Bujën Kryetar. Lipjani dëshiron një të ardhme ma të mirë.

Ky është mesazhi që e marr çdo ditë nga qindra qytetarë të kësaj komune – dhe sonte, në një tubim të jashtëzakonshëm, kjo u dëshmua edhe një herë.

Sepse Shukri Buja është njeriu që nuk dorëzohet, që e njeh Lipjanin dhe e kthen në rrugën e duhur. Ai është kryetari për të cilin Lipjani ka nevojë – për të hapur një kapitull të ri, më të mirë e më dinjitoz për të gjithë.

Share This