Mbappe pas fitores ndaj Paraguait: Secili lufton me armët e veta

Mbappe pas fitores ndaj Paraguait: Secili lufton me armët e veta

Kylian Mbappe ka reaguar me qetësi pas fitores 1:0 të Francës ndaj Paraguait në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, një ndeshje që u karakterizua edhe nga duele të ashpra dhe ndërhyrje të forta në fushë.

Kapiteni i Francës zgjodhi të mos kritikojë mënyrën e lojës së kundërshtarit, duke theksuar se çdo skuadër përdor strategjinë e saj për të arritur rezultatin.

“Është mënyra e tyre e të luajturit futboll. Secili lufton me armët e veta. Nuk ka një mënyrë të mirë apo të keqe për të luajtur futboll”, deklaroi Mbappe.

Sulmuesi francez pati edhe një arsye më shumë për të festuar, pasi goli i shënuar ndaj Paraguait ishte i 19-ti për të në po aq ndeshje të zhvilluara në Kupën e Botës, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej protagonistëve më të mëdhenj të turneut.

Në fund, 27-vjeçari theksoi se ndeshje të tilla kërkojnë edhe karakter, duke nënvizuar se Franca ishte e gatshme t’i përgjigjej lojës fizike të kundërshtarit.

“Nëse na duhet t’i ndotim duart, do t’i ndotim. Nuk kemi problem me këtë. Ata donin të luftonin, por edhe ne dimë të përshtatemi. Megjithatë, në fund fituam duke luajtur futboll”, u shpreh Mbappe.

Share This