Botërori 2026 vjen sonte me dy ndeshje, Meksikë-Angli LIVE në RTK

Botërori 2026 vjen sonte me dy ndeshje, Meksikë-Angli LIVE në RTK

Botërori 2026 vazhdon sonte me dy superpërballje në fazën e 1/8 së finales

Emocionet e Kupës së Botës 2026 vazhdojnë edhe sonte, me dy sfida që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Në orën 22:00, pesë herë kampionia e botës, Brazili, do të përballet me Norvegjinë në një duel të vlefshëm për 1/8 e finales. Brazili synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa norvegjezët, të udhëhequr nga sulmuesi i tyre kryesor, kërkojnë një tjetër surprizë në këtë Botëror.

Më pas, në orën 02:00, do të zhvillohet një nga ndeshjet më të shumëpritura të kësaj faze, ku Meksika do të përballet me Anglinë, ndeshje që do të transmetohet në RTK.

Përballja mes këtyre dy kombëtareve pritet të jetë spektakolare, me vendasit që synojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e tifozëve, ndërsa anglezët kërkojnë një vend në çerekfinale.

Share This