Marrëveshja Trump-Moskë për naftën, dërgesat mund të nisin brenda 20 ditësh

Marrëveshja Trump-Moskë për naftën, dërgesat mund të nisin brenda 20 ditësh

Dërgesat e naftës ruse drejt tregut amerikan mund të mbërrijnë brenda 15–20 ditësh nga nënshkrimi i kontratave, deklaroi zëvendëskryeministri rus përgjegjës për energjinë, Alexander Novak, në një intervistë të transmetuar sot nga media shtetërore ruse.

Sipas Novak, negociatat për kushtet tregtare dhe përfundimin e kontratave janë ende në zhvillim, ndërsa nuk është njoftuar një datë për nënshkrimin e tyre.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi javën e kaluar marrëveshjen me Moskën, me synimin për të shtuar furnizimin me karburant dhe për të ulur çmimet, të cilat janë rritur në sfondin e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe ndërprerjeve në furnizimet globale me energji.

Trump deklaroi më 9 tetor se Rusia kishte rënë dakord të furnizonte tregjet amerikane dhe ndërkombëtare me më shumë se 300 mijë tonë naftë, ndërsa parashikoi edhe dërgesa të tjera në vijim.

Megjithatë, ekspertët vënë në dyshim ndikimin e marrëveshjes në çmimet e karburantit.

Sipas të dhënave të cituara nga AFP, sasia fillestare prej rreth 2,22 milionë fuçish do të mbulonte më pak se gjysmën e konsumit ditor të naftës (diesel) në SHBA, i cili arrin rreth 3,9 milionë fuçi.

Për këtë arsye, analistët mendojnë se marrëveshja mund të mos sjellë ulje të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët amerikanë. /atsh/

Share This