Marchand rrëmben medaljen e katërt të artë në ‘Paris 2024’

Marchand rrëmben medaljen e katërt të artë në ‘Paris 2024’

Notari francez Leon Marchand fitojë medaljen e tij të katërt të artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ pasi të premten doli i pari në garën individuale të 200 metrave për meshkuj.

Britaniku Duncan Scott fitoi medaljen e argjendtë derisa kinezi Wang Shun rrëmbeu medaljen e bronztë, garë kjo që u zhvillua në “La Defense Arena”.

Marchand bëhet sportisti i parë francez që fiton katër medalje të arta individuale, duke u renditur notari i tretë më i mirë në histori pas Michael Phelps dhe Mark Spitz.

Share This