Man United s’fiton as ndaj Fulhamit

Man United s’fiton as ndaj Fulhamit

Manchester United vazhdon startin e dobët në Premier League.

“Djajtë e Kuq” nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Fulhamit, në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit anglez.

Në minutën e 58-të, Yoro zhbllokoi sfidën duke kaluar Man Unitedin në avantazh.

Megjithatë, vendasit reaguan dhe arritën të barazonin rezultatin në minutën e 73-të me golin e Rowe-s, që i dha Fulhamit një pikë të vlefshme.

Pas dy javësh, Manchester United renditet në vendin e 16-të me vetëm një pikë, ndërsa Fulham ngjitet në pozitën e 13-të me dy pikë.

Një nisje e zbehtë për United-in, që ende nuk ka gjetur fitoren në këtë edicion të Premier League.

Share This