
Makina futet mes turmës, të paktën 20 të plagosur në Los Anxhelos
Të paktën 20 persona janë plagosur pasi një automjet u fut mes një turme njerëzish në Bulevardin Santa Monica në Los Anxhelos. 10 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Incidenti ndodhi në orën 02:00 me orën lokale, teksa aktualisht nuk është e qartë se përse shoferi e drejtoi makinën nga turma e njerëzve.
Shumica e personave të plagosur janë gra që prisnin në radhë për t’u futur në një klub nate, raporton rtsh.


