Mac Allister ndëshkon sërish Realin, Liverpool fiton betejën e madhe në “Anfield”, të gjitha rezultatet dhe tabela

Mac Allister ndëshkon sërish Realin, Liverpool fiton betejën e madhe në “Anfield”, të gjitha rezultatet dhe tabela

Liverpooli ka triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Real Madridit në një përballje të zjarrtë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, falë golit të Alexis Mac Allister, i cili shënoi për të dytin sezon radhazi kundër “Los Blancos”.

Përballja mes dy gjigantëve evropianë solli shumë intensitet dhe emocione që nga fillimi. Argjentinasi Mac Allister ishte i pari që rrezikoi me një goditje të fuqishme mbi traversë, ndërsa Thibaut Courtois u detyrua të bëjë disa pritje vendimtare, veçanërisht ndaj goditjes së Dominik Szoboszlai.

Në minutën e 31-të, ndeshja mori nota polemike kur gjyqtari István Kovács fillimisht akordoi një faull për prekje me dorë të Aurélien Tchouaméni, por më pas e anuloi vendimin pas konsultimit me VAR – duke shkaktuar pakënaqësi të madhe te tifozët vendas.

Liverpooli vazhdoi presionin edhe në pjesën e dytë, me Courtois që mbajti Realin në lojë falë pritjeve të mrekullueshme ndaj Virgil van Dijk dhe Hugo Ekitike. Por më në fund, rezistenca madrilene u thye: në minutën e 64-të, Mac Allister realizoi me një goditje të fuqishme me kokë pas një krosimi të saktë nga Szoboszlai, duke e dërguar “Anfield”-in në delir.

Në minutën e 81-të, Trent Alexander-Arnold u rikthye në fushë dhe u prit me reagime të përziera nga tifozët, ndërsa Courtois shpëtoi Realin nga një disfatë më e thellë me një tjetër pritje ndaj Cody Gakpo.

Fitorja është jashtëzakonisht e rëndësishme për Liverpoolin, që regjistron dy fitore radhazi në Ligën e Kampionëve për herë të parë që prej shtatorit. Ndërkohë, Real Madridi ka fituar vetëm dy nga dhjetë përballjet e fundit me skuadra angleze (3 barazime, 5 humbje). /Rekordi.net

 

Share This