Lushaku-Sadriu: A deshët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!

Lushaku-Sadriu: A deshët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit ka nxitur përplasje të reja politike mes Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, vetëm pak ditë para skadimit të afatit kushtetues.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i është përgjigjur deklaratave të homologes së saj nga VV, Arbërie Nagavci, duke theksuar se qëndrimi i LDK-së është tashmë i qartë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Lushaku-Sadriu ka bërë të ditur se emri i propozuar nga kjo parti është publik dhe se përgjegjësia tashmë bie mbi shumicën parlamentare.

“A deshët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!”, ka shkruar ajo, duke iu referuar kandidaturës së Vjosa Osmani, e përmendur më herët nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Nagavcit, e cila ka theksuar se VV ka ndërmarrë hapa për të zhbllokuar situatën politike, por sipas saj, ende nuk ka pranuar propozime zyrtare dhe konkrete nga partitë opozitare, përfshirë LDK-në dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Nagavci ka bërë të ditur se partia në pushtet mbetet në pritje të tre emrave nga opozita, një ofertë që sipas saj synon arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit.

Me afatin kushtetues që po afrohet, presioni mbi subjektet politike rritet, ndërsa mbetet e paqartë nëse do të arrihet marrëveshje apo vendi do të përballet me zgjedhje të reja parlamentare.

Share This