Lumir Abdixhiku takohet me artistë: Kultura është pasuri kombëtare

Lumir Abdixhiku takohet me artistë: Kultura është pasuri kombëtare

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe hapësirës për krijimtari në Kosovë.

Abdixhiku ka deklaruar se ky takim ishte një mundësi për të qëndruar “mes shpirtit të krijimit dhe zërit të atyre që kërkojnë hapësirë dhe një shtet që e vlerëson kulturën si pasuri kombëtare”.

“Mes artistëve. Mes shpirtit të krijimit. Mes zërit të atyre që kërkojnë hapësirë, respekt dhe një shtet që e vlerëson kulturën si pasuri kombëtare”, ka shkruar ai në një postim pas takimit.

Takimi me artistët shënon një nga iniciativat e Abdixhikut për të theksuar rëndësinë e artit dhe kulturës në proceset zhvillimore dhe politike të vendit.

Share This