Luka Doncic vazhdon me Lakers

Luka Doncic vazhdon me Lakers

Luka Doncic do të vazhdojë të luajë për Los Angeles Lakers edhe për tri vjet të tjera. Ylli slloven ka nënshkruar një kontratë të re me klubin në vlerë prej 165 milionë dollarësh.

Doncic është transferuar te Lakers në shkurt dhe që atëherë ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet. Ai është shprehur mirënjohës për mikpritjen që i është bërë.

“Që nga dita e parë, tifozët dhe klubi më kanë treguar shumë dashuri. Kjo është vetëm fillimi. Dua ta ndihmoj ekipin të fitojë edhe një kampionat dhe ta bëj Laker Nation krenar”, ka thënë ai.

Kjo marrëveshje e re do ta mbajë Doncic larg tregut të lojtarëve të lirë deri në vitin 2028.

Presidenti i klubit, Rob Pelinka, tha se ky është një moment i rëndësishëm për Lakers: “E ardhmja e Luka Doncic është këtu. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë dhe një lider i vërtetë në parket”, është shprehur ai.

Share This