Lufta Rusi-Ukrainë/Lukashenko flet pas takimit me Putinin: Dua të flas edhe me Zelenskyn

Lufta Rusi-Ukrainë/Lukashenko flet pas takimit me Putinin: Dua të flas edhe me Zelenskyn

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deklaroi pas bisedimeve me liderin rus Vladimir Putin të premten, se dëshiron të diskutojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mbi çështjen e përfundimit të luftës në Ukrainë.

Sipas agjencisë shtetërore bjelloruse të lajmeve BelTA, Lukashenko tha se ka diçka për t’i thënë Zelenskyt.

Ai vuri në dukje se Zelensky “nuk duhet vetëm të flasë, por të pranojë kushtet e favorshme për t’i dhënë fund’ luftës.

Lukashenko pretendoi se SHBA-ja ka miratuar këto kushte të supozuara “të favorshme” për Ukrainën dhe tha se Zelensky po kërkon një takim me Putinin përmes të gjitha kanaleve, përfshirë ato publike.

Prandaj, do të doja thjesht të flisja me të [Zelenskyy-n] përpara çdo samiti Zelensky-Putin,” u shpreh lideri bjellorus.

Lukashenko beson se ka ardhur koha që “të fillojmë konsultimet” dhe të arrihen marrëveshje për “t’i dhënë fund kësaj lufte të pakuptueshme”. “Nëse nuk biem dakord, do të jetë keq për të gjithë,” shtoi ai.

Më 25 shtator, Lukashenko udhëtoi sërish drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin.

Më 26 shtator, ata zhvilluan bisedime. Siç u mburr lideri bjellorus, Putin nuk i fsheh asgjë dhe madje e

Kohët e fundit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi papritur se Ukraina mund të rimarrë të gjitha territoret e saj dhe “ndoshta edhe të shkojë më tej”.

Më herët, ai kishte pretenduar vazhdimisht se Ukraina do të duhej të bënte lëshime territoriale. /rtsh/

Share This