Lirohen edhe Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu

Lirohen edhe Bashkim Smakaj e Fadil Fazliu

Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, të akuzuar për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë,  janë liruar nga Gjykata Speciale, me dorëzaninë që kanë ofruar.

Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu janë liruar me kusht nga paraburgimi.

Vendimi u mor pas rishikimit të fundit, duke konstatuar se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e arsyeshme apo proporcionale.

Ata mbeten të akuzuar dhe lirimi u bë me kushte, duke marrë parasysh rrezikun e minimizuar për pengim të procesit dhe dorëzimin financiar të siguruar.

“Sot më, 10.02.2026, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u liruan me kusht në Kosovë, në vijim të rishikimit të
fundit të paraburgimit nga Gjykatësi i Vetëm i ngarkuar me gjykimin e çështjes Prokurorja e Specializuar k.
Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit (“Çështja gjyqësore 12”).
Në vendimet e tij të 3 shkurtit 2026, Gjykatësi konstatoi se rrethanat kishin ndryshuar që prej rishikimit të
paraburgimit të z. Smakaj dhe z. Fazliu në dhjetor 2025 dhe se mbajtja e tyre në paraburgim nuk ishte më e
arsyeshme apo proporcionale. Megjithëse Gjykatësi konstatoi se ende ekzistonte njëfarë rreziku që, në qoftë
se lirohen, si z. Smakaj ashtu edhe z. Fazliu mund të pengojnë ecurinë e procesit, ai arriti në përfundimin se
e drejta themelore e tyre për liri peshon më shumë se këto rreziqe”, thuhet mes tjerash në njoftim, raporton demokracia.

Në fillim të janarit, Speciales i ka shkuar kërkesa e fundit e Smakajt për lirim me kusht, para se të nisë procesi ndaj tij.  Aty u ofruan, pos 20 mijë eurove dorëzani prej gruas e djalit, edhe 30 mijë të tjera nga kolegu i tij universitar, Sami Makolli.

Share This