“Liria ka emër” mbështet protestën e 14 shtatorit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

“Liria ka emër” mbështet protestën e 14 shtatorit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së

Platforma “Liria ka emër” ka deklaruar publikisht përkrahjen për protestën që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në mbrojtje të së vërtetës së luftës çlirimtare.

Në reagimin e saj, platforma thekson se kjo protestë është një dëshmi se liria dhe sakrifica nuk harrohen dhe se zëri i mërgatës shqiptare do të jetë i fuqishëm edhe një herë në mbrojtje të UÇK-së.

“Zëri i mërgatës dhe i popullit tonë do të dëshmojë edhe njëherë se liria dhe sakrifica nuk harrohen”, thuhet në deklaratë.

Sipas platformës, protesta e Hagës është një mesazh i qartë për bashkësinë ndërkombëtare, se shqiptarët janë të bashkuar në mbrojtje të çështjes së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Share This