
Limaj pas votimit: Le të jetë kjo ditë simbol i përgjegjësisë dhe i bashkëangazhimit qytetar
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, deputeti Fatmir Limaj, pas votimit ka thënë se sot është një ditë e veçantë për çdo qytetar, një ditë ku secili ka mundësinë të japë kontribut për të ardhmen e komunave dhe vendit tonë.
“Le të jetë kjo ditë simbol i përgjegjësisë dhe i bashkëangazhimit qytetar, një hap drejt zhvillimit dhe transparencës”, ka thënë Limaj.


