Liderët evropianë: Fati i Ukrainës është në duart e saj

Liderët evropianë: Fati i Ukrainës është në duart e saj

Liderët evropianë sapo janë takuar për të diskutuar marrëveshjen e paqes Ukrainë-Rusi, në margjinat e një samiti BE–Bashkimi Afrikan, në Angola.

Kryeministri polak, Donald Tusk, u tha gazetarëve se asnjë marrëveshje që lidhet me Ukrainën nuk mund të lejohet të minojë sigurinë e Polonisë dhe Evropës, raporton agjencia Reuters.

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, nga ana e tij, tha se Evropa duhet të mbrojë përgjithmonë interesat e Ukrainës, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për ushtri të fortë dhe garanci sigurie për ta arritur këtë.

Kurse presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, theksoi se vendimet për çështjet e BE-së, si: sanksionet, zgjerimi apo asetet e ngrira, duhet të merren me përfshirjen e plotë të BE-së.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se, edhe pse ka ende punë për t’u bërë rreth marrëveshjes së paqes, tani ekziston një “bazë solide për të ecur përpara”.

“Ajo është Ukraina, si shtet sovran, që mund të marrë vendime në lidhje me forcat e saj të armatosura. Zgjedhja e fatit të tyre është në duart e tyre”, shtoi ajo. /rtk/

Share This