Lazim Destani i fton shqiptarët në Shkup sonte për ta përkrahur Shkëndijën në Champions

Lazim Destani i fton shqiptarët në Shkup sonte për ta përkrahur Shkëndijën në Champions

Pronari i Shkëndijës, Lazim Destani i ka ftuar shqiptarët sonte që të jenë të pranishëm në stadium në Shkup në mbështetje të ekipit tetovar në Ligën e Kampionëve.

Kuqezinjtë do të përballen me ekipin Qarabag FK në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Championsit, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:00, shkruan “Express”.

Destani, i cili e ka udhëhequr Shkëndijën drejt sukseseve të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, kërkon nga tifozët që të mos bien pre e provokimeve dhe që ta shmangin gjuhën e urrejtjes, ndërkohë që beson se tifozët do të jenë lojtari i 12-të në fushë.

Shkëndija po synon ta shkruajë historinë duke u bërë skuadra e parë shqiptare që e prek fazën e ligës në Champions.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e pronarit të klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Share This