Laszlo  Krasznarhorkai  fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Laszlo Krasznarhorkai fiton Çmimin Nobel në Letërsi

Shkrimtari hungarez Laszlo Krasznahorkai, i cili njihet për romanet e tij filozofike, me një humor të zymtë dhe shpesh të zhvilluara në fjali të gjata, fitoi sot  Çmimin Nobel për Letërsinë për “veprën e tij bindëse dhe vizionare”, sipas AP.

Krasznahorkai i bashkohet gjurmëve të mjeshtrave të letërsisë si Ernest Hemingway, Albert Camus dhe Toni Morrison në fitimin e këtij çmimi të shquar.

Ceremonitë e ndarjes së Çmimeve Nobel mbahen më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit në 1896. Nobel ishte një industrialist i pasur suedez dhe shpikës i dinamitit, i cili themeloi këto çmime.

Çdo çmim mbart një shpërblim prej 11 milionë krona suedeze (afërsisht 1.2 milion dollarë), dhe fituesit marrin gjithashtu një medalje prej ari 18 karat dhe një diplomë. /atsh/

Share This